Albin Kurti: Presioni për Asociacionin është shumë i madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pohuar se mbi qeverinë e tij po ushtrohet një presion i madh ndërkombëtar sa i përket çështje së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kreu i Qeverisë, ka deklaruar se nuk mund ta pranojë një asociacion një etnik, pavarësisht presionit të madh që ushtrohet mbi Prishtinën zyrtare, pasi sipas. tij kjo shkel rendin kushtetues të Kosovës.
“Marrëveshja e asosacionit nëse është e veçantë është se nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në një farë mënyre kjo marrëveshje është e vetmja nga 33 marrëveshjet që u rrëzua në gjykatë. 7 Kapituj i ka ajo marrëveshje por gjithsej në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me secilin nga 7 kapitujt”,- deklaroi Kurti në një intervistë në Euronews Albania.
Kryeministri mendon se problemi i parë në dialog është se duhet të rregullohen çështjet e pakicave kombëtare në shtetet tona.
“Unë e pranoj, normalizim të marrëdhënieve pa trajtuar çështjen e pakicave kombëtare nuk mund të ketë. Pakicat kombëtare me të drejtat e tyre në një vend janë ato që parandalojnë nacionalizmat hegjemonik e shovenist unë jam për parim të reciprocitetit. Por Beogradi asnjëherë nuk e ka marrë mundimin të tregoj pse plani i Ahtisaari që është në thelb të kushtetutës sonë nuk mjafton. Martti Ahtisaari ish-presidenti Filandez ka fituar çminim Nobel për paqen. Tash nëse Serbia dëshiron më shumë se sa propozimi i Ahtisaari që është me përplot me privilegje për serbët në Kosovë duhet të marr mundin e barrës së provës pse na qenka i mangët apo difektoz ky propozim”, - tha kreu qeveritar.
Sipas Kurtit, asociacioni monetnik e prish rendin kushtetues të Kosovës.
“Serbia nuk e pranon parimin e reciprocitetit dhe ne jemi në një situatë me të vërtet të vështirë. Para 15 vjetëve unë kam qenë kritiku më o madh i propozimit të Ahtisaari se më than se nuk bën që Kosova të shpallet shqiptare. Kosova u shpall e pavarur multietnike ndonëse se shqiptarë 93%, serb 4% dhe 3% etni të tjera. Pra 93% shqiptar than nuk bën të shpallet shqiptarë tash kur kremtojmë 15 vjetorin na thonë duhet një asosacion mono etnik pra 1 etnik”, - tha Kurti, duke e quajtur të padrejtë presionin ndërkombëtar mbi qeverinë e Kosovës.
“Andaj presioni që bëhet mbi Kosovën është tejet i madh dhe i padrejtë mirë po pozita jonë me argumente mbi diskutimin që bëjmë është tejet e volitshme. Nuk ka debat mbi asociacionin që zyrtarët tanë nuk e fitojnë”, shtoi Kurti.
Insistimi amerikan për Asociacionin
Kujtojmë se javën e kaluar u mbajtë edhe takimi i dytë për modalitetet e themelimit të Asociacionit i organizuar në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë.
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier – që kishte detyrë edhe të moderonte diskutimin në fjalë – ishte shprehur se do të vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve në dialog.
Takimi në fjalë ishte parë gjerësisht si një tjetër presion nga ShBA-ja ndaj Qeverisë Kurti për themelimin e Asociacionit, veçanërisht pasi Serbia dha sinjale se do ta pranonte planin franko-gjerman.
Ndërkaq, nën qeverinë Kurti temë e vazhdueshme e diskutimit janë edhe raportet mes Kosovës dhe ShBA-së të cilat kanë qenë nën fokusin e përcjellësve të politikës në vend për shkak të rëndësisë që ato kanë për ekzistencën dhe ndërtimin e shtetësisë së Kosovës. Por, me ardhjen e Kurtit në pushtet, përplasjet janë bërë të vazhdueshme.
Kurse, edhe sipas zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, Asociacioni është obligim i detyrueshëm ligjor për të gjitha palët dhe nga ai nuk mund të ikë një parti apo një individ. Escobar ka elaboruar të mërkurën deklaratën e para një muaji që në rast se Qeveria e Kosovës nuk do që të jetë pjesë e procesit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë për këtë do të diskutohet me “partnerë alternativë”.
“Asociacioni është një obligim i detyrueshëm ligjor ndërkombëtar. Ai e obligon Kosovën, obligon Serbinë dhe e obligon BE-në që e ka udhëhequr, dhe pse ne e kemi përkrahur, është përkushtim i yni. Andaj, një parti dhe një individ nuk mund të ikë nga ai njëanshëm”, - kishte deklaruar Escobar në janar të këtij viti.
