'Albin Kurti' arreston 26 persona për 24 orë: Raporti i fundit i Policisë del i frikshëm - NACIONALE

'Albin Kurti' arreston 26 persona për 24 orë: Raporti i fundit i Policisë del i frikshëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në raportin e 24 orëve të fundit tregon se ka arrestuar 26 persona të dyshuar të përfshirë në veprime të ndryshme kundëligjore, si dhe ka shqiptuar 1617 gjoba të ndryshme në trafikun rrugor. Por, ky raport është shumë më shumë se kjo gjuhë e burokratizuar e tyre.

Policia ishte e ngarkuar përplot me punë, pasi janë shënuar disa raste të tentim-vrasjes, dhunimit fizik e seksual, kanosjes, trafikimit me qenie njerëzore, dhunës në familje, flasifikimit të dokumenteve zyrtare, vjedhje e përplot veprime tjera që bien ndesh me ligjin.

Rreth orës 22:45, në rrugën Rrahim Beqiri në Prishtinë një person është therur me thikë pas një përplasje verbale me tre persona tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe rasti po trajtohet nga prokoruria si tentim vrasje.

Therrje me thikë ka pasur edhe në Podujevë. Rreth orës 19:30 një person është arrestuar nga policia nën dyshimin se i njëjti ka therrur me thikë një person tjetër, i cili për shkak të plagëve po trajtohet në QKUK. I arrestuari është në mbajtje dhe po hetohet për lëndim të rëndë trupor.

Një person tjetër nga Prishtina, në orën 13:40, ka njoftuar policinë se në xhamin e pasmë të veturës së tij kishte rënë një predhë e një fisheku. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar predhën e po e heton rastin.

Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësuese. Raporti policor tregon se vepra penale Dhunë në familje janë shënuar në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë e Deçani përgjatë 24 orëve.

Një person është arrestuar nga Policia pasi bashkëshortja e tij e lajmëroi se ishte sulmuar fizikisht nga i arrestuari. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal. Dhunë ndaj bashkëshortes ka ushtruar edhe një person tjetër në Prishtinë. Ndërsa në rajonin e Gjakovës, një person ka raportuar se djali i tij e ka sulmuar fizikisht, i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të të dyshuarit.

Vepra penale dhunim është raportuar në tri raste përgjatë 24 orëve.

Në Gjakovë është arrestuar për dhunim një person, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë. Personi i dyshuar është në mbajtje, ndërsa viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe rasti po vazhdon të hetohet nga prokoruria.

Për veprën penale dhunim policia është lajmëruar edhe në Prizren. Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht nga dy persona, të cilët janë arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit janë në mbajtje dhe po hetohen për keqtrajtim dhe dhunim prej prokurorisë së shtetit. Ndërsa viktima pasi ka marr ndihmë mjekësore, është dërguar për ekzaminim në Insitutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Për dhunë seksuale policia është njoftuar edhe në Ferizaj. Një grua, nëna e viktimës, pranë stacionit policor në Ferizaj ka paraqitur rastin se vajza e saj vshtë dhunuar nga një person në fjalë. I dyshuari është nën mbajtje me urdhër të prokurorit.

Në Mitrovicë një person është arrestuar pasi i njëjti në prani të policisë ka tentuar të sulmojë një inspektore komunale. Policia që ishte e pranishme në ngjarje ka ndalur sulmin dhe pas intervistimit me urdhër të policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq edhe policia kufitare ka qenë e zënë me punë përgjatë 24 orëve të fundit. Një veturë është ndalur në Merdarë për kontrolle rutinë dhe në të njëjtën është gjetur një person i cili nuk ka pasur dokumentacion të rregullt të Republikës së Kosovës dhe policia ka urdhëruar kthimin e personit. Mirëpo, shoferi, kosovar, ka refuzuar urdhrin duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe futur në territorin e Kosovës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë vënë në kërkim policor nën dyshimin e vepres penale trafikim me qenie njerëzore dhe pas pak janë arrestuar nga policia, mirëpo me kondultim me prokurorin të dyshuar janë lëshuar në procedurë të rregullt.

Raporti i Policisë së Kosovës është i mbushur edhe me vepra tjera penale si zjarrvënie falsifikim i dokumentit zyrtar i kapur në airoportin Adem Jashari, pastaj armëmbajtje pa leje si dhe gjoba për shkeljet në trafik.

*Titulli përbën sarkazmë me përdorimin që kryeministri i bën raporteve policore për të prezantuar punën e tij në Qeveri

Lajme të ngjashme