Radioshow Kurti-Xuxi, prej klikerave dalin në politikë: “Albin e di që kohën e ke pick, a ke lujt klikera në mahall, a je hala roker a ke dal në shahira?” - NACIONALE

Radioshow Kurti-Xuxi, prej klikerave dalin në politikë: “Albin e di që kohën e ke pick, a ke lujt klikera në mahall, a je hala roker a ke dal në shahira?”

3 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Ishte ora afro dymbëdhjetë e natës të enjten kur Radio Televizioni i Kosovës ishte i lumtur të njoftonte se Xuxi nesër në mëngjes do t’i dispononte dëgjuesit e Radio Kosovës me një intervistë me vetë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Entuziazmi ishte i shpejtë dhe vërehej qysh në njoftim. “Intervistë pa protokoll dhe pa politikë”, shkruhej në njoftimin e bashkëngjitur me një fotografi të punuar dobët të Albin Kurtit dhe Xuxit, ku cilësitë në piksella të fotografisë së Xuxit ishin të dobëta në raport me atë të Kurtit. Por, ky postim u hoq, dhe u shpërnda në formë të videos, ca më cilësore.

8 orë më vonë...

Xuxi e nisi me një pohim. “E di që kohën e ke pick”, tha ai, ndërsa pyetjen e parë ndaj Kryeministrit me “a ke lujt klikera në mahall”, për çka morri përgjigje afirmative se “Po”. Ama, tha ai, më shumë kanë pasur qejf të luajnë të tjerët me atë se ai me ata, kjo ngase, pranoi ai, ishte i dobët në këtë lojë. “Me shumë dojshin tjetër me lujt klikera me mua se më mujshin”, tha Kurti.

Xuxi, e ktheu pak kah muzika me pohimin se “unë e ti jemi qaty-qaty” në shije të muzikës. “A je hala me U2 dhe me Pearl Jam...apo tash ke dal në shahira?”.

Kurti, këtu tha se përbën një përjashtim. Nuk jam në muzikë aq konsistent sa në politik, pandehu ai, ku besoi që kaherë të ketë mirëmbajtur “konsistencë në qëllim”. Por se “ka shija artistike kam pësuar ndryshime”.

Prej Seattles te Manchesteri...

I përkas skenës post-punk të rock-ut, tha ai, duke folur për zhanrin Grunge që origjinën e gjente në Seattle, vendlindje kjo e Jimi Hendriksit dhe Kurt Cobain-it. Xuxi, pati pyetje edhe ndaj flokëve të gjata e dredha në këtë pikë. “Te kujtoj shumë mirë me flok të gjata”, tha ai, derisa pyeti se “a i leshon më?”. “Nuk e besoj”, tha Kurti, “kur e kujtor të kaluarën, jo”.

Megjithatë, Kurti nuk ia vazhdoi këtë qejf të bisedës Xuxit, derisa duke folur për autostradat dhe kujdesin e vozitësve në rrugë, ia ktheu në zhanrin e papëlqyer të Xuxit – politikën.

Megjithatë, Xuxi i tregoi Kurtit që autostradat “i kemi për merak”, përçka Kurti e ktheu në kundërargument të tij për Mitrovicën në kontekstin e gjendjes së rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

“E kemi obligim moral që ta lidhim sa më shumë Mitrovicën. Sespe i vuan pasojat e luftës, duke mbetur e ndarë edhe nga veriu i Mitrovicës edhe nga Prishtina”, tha ai.

Xuxi ia ktheu kah gjoba e PSD-së.

A bëhet që t’u falet gjoba 20 mijë euro, e pyeti ai. Jo, tha ai, sepse këtu “nuk ka shokë” por “institucione të pavarura”.

“Shumë janë gjobitur nga i njëjti institucion. Këtu s’ka çka bën qeveria. Këtu nuk ka shokë. Këtu bëjet fjalë për institucione të pavarura”, tha ai. “Nuk mund të ndëryhjmë sepse ai institucion është domenit të ekzekutivit”, tha mes tjerash ai.

Shkurt pas kësaj, Kurti u nis për takim me Abazoviqin.

Lajme të ngjashme