Albert Krasniqi: VV-ja duhet të angazhohet në dialog me partitë, nuk ka të drejtë të imponojë kandidatë nëse s’e ka shumicën - NACIONALE

Albert Krasniqi: VV-ja duhet të angazhohet në dialog me partitë, nuk ka të drejtë të imponojë kandidatë nëse s’e ka shumicën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, ka thënë se VV-ja nëse nuk e ka shumicën, duhet të angazhohet në dialog me partitë.

Kjo lidhur me sigurimin e votave për kryeparlamentar.

Postimi:

E drejta e partisë së parë për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit nuk nënkupton të drejtën për ta imponuar atë, veçanërisht kur nuk ka shumicën parlamentare. Është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje që të angazhohet në dialog me të gjitha grupet parlamentare për të identifikuar një kandidat që gëzon përkrahjen e nevojshme të shumicës së deputetëve.

Rikthimi i një kandidature që nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme në seancat e mëparshme bie ndesh me nevojën për ta konstituuar Kuvendin sa më parë. Deputetët e partive të tjera kanë të drejtën e tyre kushtetuese dhe politike për të pranuar ose refuzuar kandidaturat e propozuara.

Lajme të ngjashme