Albanian Post: Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Aliut me dyshime “të faljes ilegale të borxheve” - NACIONALE

Albanian Post: Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Aliut me dyshime “të faljes ilegale të borxheve”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi Albanian Post raporton se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, nën dyshime, siç pretendojnë ata, për “falje ilegale të borxheve të ambalazhuesve të ujit”.

Albanian Post – që ka raportuar disa herë, dhe që besojnë se ekzistojnë dyshime të bazuara se Aliu “ka shlyer borxhe milionëshe dhjetëra kompanive” – e jep që “bëhet fjalë për rreth 90 milionë euro”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka treguar për Albanian Post se ky rast tashmë është në trajtim nga Prokuroria Speciale.

Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale”, ka shkruar ajo përmes e-mail-it.

Lajme të ngjashme