Akuzat e Kurtit ndaj ShBA-së se “sanksionojnë sundimin e ligjit” në veri vlerësohen si “mosmirënjohje kriminale” - NACIONALE

Akuzat e Kurtit ndaj ShBA-së se “sanksionojnë sundimin e ligjit” në veri vlerësohen si “mosmirënjohje kriminale”

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Një telefonatë nga zbulimi amerikan cingërroi në Shtëpinë e Bardhë më 27 shtator 2023, për të komunikuar një zhvillim shqetësues, të përmasave të reja, që gjatë kufirit Kosovë – Serbi trupa dhe artileri e madhe ushtarake ishte vendosur në gatishmëri të lartë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë i tha “The Time” se informacionet dhe vlerësimet e tyre ishin që Serbia mund të ishte “duke u përgatitur për invazion ushtarak”. Amerika përvjeli mëngët dhe e silli numrin kah shteti serb: telefonuesi, Anthony Blinken. Mesazhi “tërhiq trupat, ose përballu me ndëshkime”. Dhe jo veç, “tërhiqi trupat”, por edhe dërgoi ambasadorin amerikan të vet “për të parë gjendjen” përgjatë kufirit. Albin Kurti? “Na duhet NATO, sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë, dhe tash ato kanë rifuqizuar kapacitetet dhe kanë sjellë shumë pajisje ushtarake nga Federata Ruse dhe Kina” (Deutsche Welle). Ballinat e mediave më të mëdha botërore, prej “The Guardian”, “Le Monde”, “CNN” (etj.) raportuan me burime nga qeveria amerikane se gjendja ishte alarmisht serioze. Anthony Blinken “me një telefonatë të rreptë” ndaj Vuçiqit, me kërcënime për ndëshkime dhe shtim të trupave të NATO-s, e kishte kthyer mprapsht synimet ushtarake të Serbisë. Ambasadori i Gjermanisë në ShBA, Andreas Michaelis, shkroi me tone të ashpra në “X” se “Serbia duhet të veprojë menjëherë (në tërheqje të trupave)” dhe se ShBA dhe Gjermania po punonin “tejet ngushtë” dhe se ky angazhim amerikano-gfjerman “ishte absolutisht kyç që çoi në deeskalim”.

...

Dy vite më vonë: Albin Kurti, kryetar i Vetëvendosjes dhe kujdestar qeverie i vendit, në Shtete të Bashkuara të Amerikës duks folur para një grupi nxënësish, u lëshua në vlerësime skandaloze se ShBA është kundër sundimit të ligjit dhe sovranitetit në veri të vendit – dhe se si rrjedhojë e kësaj kundërshtie suspnduan pa afat Dialoguh Strategjik Kosovë – ShBA. Dhe kjo, duke e mbajtur të kënaqur Serbinë në kurriz të Kosovës, për ta tërhequr nga Federata Ruse. Dhe kjo – tha ai – “më falni për sinqeritetin, nuk duhet të jetë problemi im”.

“ShBA e konsideron shumë të rëndësishme ta ngrejnë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Sebria është e lidhur ngushtë me Moskën. Dhe ne, duke qenë të pa lëkundur me sundimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritet territorial. Disa politikanë dhe diplomatë në ShBA vlerësojnë se ne nuk po u ndihmojmë ShBA-ve ta shkëpusin Serbinë nga Federata Ruse, por sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im. Më falni për sinqeritetin. Ashtu është. Pra unë përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovs. Dhe nëse jeni pak më ët butë Beogradin”, tha Kurti.

Visar Ymeri, ish-Kryetar i Vetëvendosjes duke shterrur logjijkën e Albin Kurtit dhe nxjerrë implikimet e deklaratave të tij në fund tha se vetëm “shpreson” që ai të mos jetë i vetëdijshëm për vlerësmet e tij dhe qoftë “vetëm freestyle, qatypërqaty”. Sepse çka logjika e Kurtit ngërthen në vete, tha ai, është se ShBA “përkrah krimin në veri, meqë e sanksionojmë Kosovën kur e lufton atë”.

“Si nuk qenka problem yni edhe largimi i Serbisë nga Rusia? A nuk është ndikimi rus në Evropë dhe rajon rrezikim i përgjithshëm i sigurisë, demokracisë e progresit? Një Serbi e lidhur ngushtë me Rusinë është një Serbi e fuqizuar ushtarakisht, autoritare përsëbrendshmi dhe e rrezikshme për secilin në rajon. Madje edhe e nxitur për tensionim të vazhdueshëm në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut. Për Albin Kurtin këto nuk qenkan problem i tij. Si bëhet që siguria e Kosovës nuk qenka problem i Albin Kurtit?”, shkroi Ymeri.

“Në anën tjetër u paska thënë studentëve që ShBA kundërshton vendosjen e rendit dhe të ligjit në veri dhe për këtë kemi mospajtime (të cilat realisht janë sanksione nga ShBA ndaj Kurtit). Problemi i dytë ky: Kurti po thotë që ShBA e përkrahin krimin në veri meqë e sanksionojnë Kosovën kur e lufton atë. Sëkëndejmi nuk qenka problem (i Kurtit) ndikimi rus në Serbi, por ndikimi amerikan në Kosovë. A është duke e ditur Kurti se çka po flet? Apo thjeshtë është freestyling (çka t’i bjen në mend qatypërqaty). Po shpresoj që përnjëmend nuk po e din. Po shpresoj që këto qëndrime janë të rastësishme”, tha ai.

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, e quajti edhe “mosmirënjohje kriminale” referimin në ato terma nga Albin Kurti kundrejt ShBA-së. Rikujtoi prej çlirimit, pavarësimit, ndërtimin e institucioneve të vendit, prej atyre politike, gjyqësore e të sigurisë me investim madhor të ShBA-së, në para e praktikë.

“Amerika akuzohet sot nga Rusia dhe Kina se ka thyer të gjitha ligjet dhe rregullat ndërkombëtare për lirinë, pavarësinë e Kosovës. Ky është një mosmirënjos kriminal!.. Albin Kurti, duke kundërshtuar SHBA-në, BE-në dhe shtetet perëndimore, po pozicionohet përkrah politikës së Rusisë”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme