Aktivisti nga Mitrovica: Shumë familje po largohen nga veriu, Prishtina duhet të shqetësohet
Besart Peci, aktivist i shoqërisë civile në Mitrovicë, ka shkruar një status jashtëzakonisht shqetësues. Ai ka thënë se shumë qytetarë nga veriu po i lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimeve me bomba.
Tutje, z. Peci ka shkruar se një gjë e tillë, pra kjo situatë fragjile e sigurisë, duhet ta shqetësojë Qeverinë e Kosovës.
