Aktakuza ndaj Krasniqit: Dëm 3.2 milionë euro, shmangie tatimore mbi 500 mijë euro, favorizim të kompanisë sllovene
Në aktakuzën ndaj Nagip Krasniqit, ish-Kryeshefit të KEK-ut, ky i fundit dyshohet t’i ketë shkaktuar Korporatës Enegjeretike të Kosovës 3.2 milionë euro dëme, shmangie tatimore prej mbi 500 mijë euro si dhe favorizimin e një kompania sllovene (të palicensuar) duke e lejuar të tregojë energji elektrike në Kosovë në kundërshtim me ligjet.
Në aktakuzën që ka siguruar “Paparaci” thuhet se Nagip Krasniqi ngarkohet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.
