Aksion policor në veri në disa objekte për veprimtari ekonomike pa licensë
Është duke u zhvilluar një aksion policor në Mitrovicë të Verut ku dyshohet se në disa objekte të Postës së Serbisë po operohet kundërligjshëm dhe pa licensë, ka konfirmuar Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, në një përgjigje për Nacionale.
“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në teritorin e Kosovës operojnë operator ekonomikë pa licensë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni”, tha Elshani.
“Informacioni ka rezultuat te jetë i sakti me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, shtoi Elshani.
Lajmi në përditësim...