Aksidenti tragjik mes dy trenave në Indi, Kurti: Kosova qëndron krah jush në këtë kohë dhimbjeje
Një tren pasagjerësh mendohet se ka dalë nga shinat në Indi, ku ka goditur një tjetër tren në binarët vonë të premten.
Sipas raportimeve, bëhet e ditur se të paktën 288 persona tanimë janë vrarë dhe 850 janë plagosur.
Rreth kësaj ngjarje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku ka thënë se “i shpreh ngushëllimet më të thella Indisë për aksidentin tragjik të trenit”.
“I shpreh ngushëllimet më të thella Indisë për aksidentin tragjik të trenit. Qofshin kurajo familjarët e viktimave dhe të plagosurit të shërohen sa më shpejt.” – ka shkruar Kurti.
Ai gjithashtu ka thënë se “Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë kohë dhimbjeje”.
I express my deepest condolences to India for the tragic train accident.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 3, 2023
May the families of the victims have courage and the injured be recovered swiftly.
Kosova stands shoulder to shoulder with India in this time of pain, @narendramodi
