Aksident në Prishtinë, tre persona të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut.” – ka deklaruar Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dal edhe ndihma e shpejtë.
