Joseph për marrëveshjen e Ohrit: Ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara - NACIONALE

Joseph për marrëveshjen e Ohrit: Ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti amerikan dhe ligjëruesi i Universitetit të “Johns Hopkins”, Edward Joseph ka folur për marrëveshjen e Ohrit.

Joseph ka thënë se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe se fokusi duhet të jetë në zbatim, por sipas tij në këtë marrëveshje ka shumë boshllëqe dhe detaje të paspecifikuara.

Ai në një tyrezë të organizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në bashkëpunim me Universitetin “Johns Hopkins”, ka thënë se në marrëveshje ka edhe paqartësi që krijojnë pikëpyetje.

Tani, këtu qëndrojmë formalisht, realiteti joformal dhe kontekstual, i njohur nga të gjithë në këtë sallë, dhe nga miqtë dhe kolegët tanë gjetkë në Kosovë dhe në Beograd, të gjithë i dinë sfidat e mëdha. Numër një, paqartësia e vetë marrëveshjes. Fakti që ka boshllëqe, ka elementë që nuk specifikohen, detaje të paspecifikuara, paqartësi që krijojnë pikëpyetje, ky është numri një. Numri dy është, natyrisht, statusi i marrëveshjes, fakti që ajo nuk u nënshkrua, fakti që nuk pati shtrëngim duarsh mes palëve dhe kontekstualisht, fakti që dëgjojmë një rrjedhë negativiteti për marrëveshjen, që sigurisht nuk është inkurajuese, dhe jo ajo që është standarde në çdo negociatë të suksesshme ndërkombëtare.” – ka thënë ai, raporton KosovaPress.

Një takim mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte mbajt më 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të tij shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Edhe pse palët nuk ishin pajtuan për nënshkrimin e marrëveshjes, Borell theksoi se megjithatë ato u pajtuan që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

Është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitim të madh nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për shkak të Kosovës dhe Serbisë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha kryediplomati i BE-së.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër është “njohje de facto”.

Kemi arritur pajtim publik për një ankesë që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me ankesë. I takon BE-së, të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”- tha Kurti.

Lajme të ngjashme