Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan: Humb jetën një person
Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ahron Borovci.
“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë.Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, njofton Policia e Kosovës.
Detajet e tjera për ngjarjen ende nuk dihen.