Aksident në Kishnicë, katër të lënduar - NACIONALE

Aksident në Kishnicë, katër të lënduar

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një aksident trafiku është regjistruar në orët e mbrëmjes në Kishnicë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme