Aksident i frikshëm në Tiranë, përplaset autobusi me një makinë – përfundojnë në lumë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, kur një autobus i linjës së Unazës në kryeqytetin shqiptar është përplasur për një makinë.
Si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur pak minuta më parë, autobusi ka rënë në lumin e Lanës. Përveç autobusit, edhe një veturë e përfshirë në këtë aksident, ka rënë në të njëjtin vend.
ABC, e cila ka siguruar pamjet nga vendi i aksidentit, shkruan se autobusi ka qenë i mbushur plot me njerëz, ndërsa poshtë tij ndodhet makina e cila ishte përfshirë në aksident.
Siç njoftojnë mediat në Shqipëri, ky aksident ka ndodhur në orën 21:00 tek kinema Agimi dhe deri më tash raportohet se nuk ka dëme në njerëz.
Lajmi në përditësim
