AKK: Ministria e Financave ua ka bllokuar komunave mjetet nga të hyrat vetanake, t’ua bartë sa më parë
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë se Ministria e Financave ua ka bllokuar komunave mjetet nga të hyrat vetanake.
Përmes një komunikate të publikuar në rrjetin social Facebook, AKK ka kërkuar nga Ministria e Financave që t’ua bartë sa më parë mjetet financiare nga rritja e të hyra vetanake nga viti 2023.
“Këto mjete janë të Komunave dhe duket shumë absurd që mjetet e Komunave të bllokohen nga niveli qëndoror. Kemi të bëjmë më mosbartjen e rritjes së të hyrave vetanake të vitit 2023, e që këto të hyra kapin shifrën e milionave euro. Komunat që kanë tejkaluar planifikimin e të hyrave vetanake për vitin 2023 kanë aprovuar këtë rritje buxhetore në Kuvendet e Komunave përkatëse mirëpo, MFPT ende nuk i ka bartur këto të hyra dhe i zvarrit pa asnjë arsye.” – thuhet tutje.
Sipas Asociacionit, me këtë veprim, Qeveria po vendos komunat në rrezik që most ë mund të procedojnë në publikimin e projekteve për të cilat janë destinuar mjetet.
“Pra, komunat edhe pse i kanë të destinuara këto mjete për investime kapitale, pra për përmirësimin e jetës së qytetarëve, kjo nuk mund të ndodhë për shkak pengesave të shkaktuara nga niveli qendror.
Komunat janë në pritje të bartjes së të hyrave nga rritja e realizuar nga vete Komunat.
I bëjmë ftesë publike Ministrit të ndërmarrë veprimet konkrete ligjore per realizimin e të drejtës së Komunave në të kundërten po neglizhihet në dëm të Komunave e rrjedhimisht në dëm të mosrealizimit të projekteve kapitale në interes të qytetarëve.” – thuhet në fund.
Komunikata e plotë: