Ajvazi i drejtohet ZRrE-së: Dilni tregoni sa biznese janë nxjerrë në tregun e lirë, nëse jo shumë shpejt i tregoni Prokurorisë
Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Pordhuesve të Kosovës, ka kërkuar që ZRrE-ja të tregojë sa biznese kanë dalur në tregun e lirë.
Sipas tij, nëse nuk i tregojnë qytetarëve, shumë shpejt do t’i tregojnë Prokurorisë.
Postimi:
Pse ZRrE nuk po tregon sa biznese janë nxjerrë në tregun e lirë, por vetëm sa“pika matëse” janë?
Në fillim u tha: 1,300 kompani.
Po sot, sa janë realisht?
A janë më pak? A janë larguar? Çka ndodhi me listat?
Publikut i servohen vetëm shifra teknike, ndërsa realiteti i bizneseve po fshihet. Dilni dhe tregoni numrin e vërtetë të kompanive, sepse është e drejtë e qytetarëve ta dinë.
Nëse nuk ia tregoni popullit, shumë shpejt do t’ia shpjegoni prokurorisë.