Ahengu i "zjarrtë” në Podujevë që përfundoi me arrestim: 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë, nëntë gëzhoja të pushkës - NACIONALE

Ahengu i "zjarrtë” në Podujevë që përfundoi me arrestim: 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë, nëntë gëzhoja të pushkës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, kanë njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, pasi në një aheng familjar, dyshohet se ka gjuajtur disa herë me armë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë dhe nëntë(9)gëzhoja të pushkës gjysmë automatike të cilat janë konfiskuar. I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me një karikator dhe një pushkë gjysmë automatike. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet ndër të tjera në raport.

E plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 29 gëzhoja të pistoletës, një predhë dhe nëntë(9)gëzhoja të pushkës gjysmë automatike të cilat janë konfiskuar. I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me një karikator dhe një pushkë gjysmë automatike. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme