Agjenda: Borrell fillimisht takon Kurtin, pastaj Vuçiqin – nga ora 18:00 takimi trilateral - NACIONALE

Agjenda: Borrell fillimisht takon Kurtin, pastaj Vuçiqin – nga ora 18:00 takimi trilateral

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ora 16:30 pritet të nisin takimet në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare, Bashkimi Evropian ka njoftuar se fillimisht, nga ora 16:30, kryedplomati evropian do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Nga ora 17:00, ai do të mbajë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi trilateral pritet të nis nga ora 18:00, ku do të jetë i pranishëm edhe emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Krejt në fund, Borrell pritet që të mbajë një deklaratë para mediave rreth ecurisë së takimit.

Kujtojmë se pas nëntë muajve, ky është takimi i parë i nivelti të lartë në Bruksel.

Lajme të ngjashme