Agim Musliu: Akt agresioni nga Serbia është paralajmëruar, mijëra serbë thanë se po vijnë në Jarinjë
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka bërë disa postime shqetësuese në profilin e tij në Twitter.
Ai është shprehur se “një akt agresioni nga Serbia në Kosovë është paralajmëruar. Mijëra serbë të së djathtës, të lidhur me Rusinë, sot në ora 13:00 kanë deklaruar se do të vijnë për të hequr pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje.”
Musliu nuk ka treguar se ku e ka marrë një informacion të tillë. Nacionale po ashtu nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur të verifikojë një pretendim të tillë.
Më vonë, ai ka paraqitur thirrjen e një personi të quajtur Damnjan Knezeviq – për të cilin thotë se është i lidhur me Rusinë – derisa pretendon se po bën thirrje për “çlirimin” e Jarinjës.
An act of #aggression from #Serbia in #Kosovo has been warned. Thousands of Serbs of the right wings, connected to #Russia, today at 13:00 have declared that they will come to remove the #border point between Kosovo and Serbia in #Jarinje. pic.twitter.com/KsMDITtfw3
— Agim Musliu (@agim_musliu) December 18, 2022
Në këtë moment, ta shohim se sa njerëz janë të gatshëm të shkojnë në Jarinje dhe ta çlirojnë atë.”
Nacionale u bën thirrje lexuesve të saj që të distancohen nga gjuha e urrejtjes dhe mosdurimit.