Agim Bahtiri rrëfehet pas shumë kohësh: Albin Kurtin e kam shok të ngushtë, lider deri në vdekje
Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përsëri i ka shprehur dashurinë shefit të tij partiak, Albin Kurti derisa ka folur edhe për çështjen e humbjes së tij në zgjedhje lokale.
Ai ka thënë se vazhdon ta ketë shok të ngushtë kryeministrin Kurti.
“…Po ende jam në Vetëvendosje… Albin Kurtin e kam shok të ngushtë dhe e kam lider të përhershëm deri në vdekje… Unë e dua atë për një çështje madhore – çështje madhore për ne është të jesh vetvetja, të jesh i pa korruptuar, njeri që nuk ka dosje nën tavolinë për të biseduar me çdokënd… Albini është njeri që për bisedat me Serbinë është i paparë…” – u shpreh z. Bahtiri në një emision të quajtur Libero.
Ish kryetari i Mitrovicës pas humbjes në zgjedhje ka qëndruar përgjithësisht i heshtur duke mos marrë pjesë në debate apo intervista politike.
Ai më tej është shprehur po ashtu kritik ndaj medieve që sipas tij e kishin paraqitur si person që nuk di të lexojë mirë në gjuhën amtare.
“…Unë i falenderoj qytetarët që më kanë votuar, por edhe ata që nuk më kanë votuar. Ka qenë garë e pabarabartë, sepse u çuan krejt shteti i mediave kundër një kryetari …Secila media ka qenë kundër meje me lajme të pavërteta. Merreni me mend një menaxheri global i thonin nuk di të lexoj dhe analfabet…” - tha ai.
