Agim Bahtiri pjesë e Marshit për Drejtësi: UÇK me zemër - NACIONALE

Agim Bahtiri pjesë e Marshit për Drejtësi: UÇK me zemër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka publikuar fotografi nga marshi për drejtësi që po mbahet aktualisht në Prishtinë.

Bahtiri ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.

LIRIA KA EMËR - UÇK me zemër” – ka shkruar ai.

Marshi i organizuar nga iniciativa “Lira ka emër” ishte paraparë që qytetarët të mblidhen fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt sheshit “Skenderbeu”, mirëpo për shkak të pjesëmarrjes masive, tashmë sheshet janë mbushur.

Qytetarët e komunave të tjera në mënyrë të organizuar kanë ardhë në Prishtinë. Kryetarë të komunave e qytetarë janë deklaruar për media gjatë nisjes nga qytetet e tyre.

Ata janë parë të veshur me uniforma të UÇK-së e me pankarta të ndryshme në përkrahje të krerëve të UÇK-së.

Para të pranishmëve kanë folur oranizatorët e këtij marshi.

Lajme të ngjashme