Bajram Qerkini i emocionuar: Po iu tregojmë atyre që nuk marrin vesh se Liria ka emër - NACIONALE

Bajram Qerkini i emocionuar: Po iu tregojmë atyre që nuk marrin vesh se Liria ka emër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, ka folur para masës së madhe në protestën për krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai ka folur i emocionuar, teksa ka çuar edhe një mesazh për ata që kanë dilema për luftën e UÇK-së.

“Mashallah me dalë me fol para kësaj mase kaq të madhe. Mashallah e keni bërë më të bukur Prishtinën me iu tregu atyne që nuk po marrin vesh se Liria ka emër. Ky popull është hala i fortë. Sikur që jemi edhe na të fortë. Ju jeni ata që na keni shpëtu”, tha Qerkini, raporton Nacionale.

“I kemi 11 mijë viktima. Vetëm ju e dini çka do të thotë me i shpëtu krejt ato familje prej tmerrit. Në vend që sot të flasim për zhvillimin të flasim për llogaridhënien e atyre që kanë bërë këtë krim kanë bërë këtë masakër, ne përkujtojmë jo vetëm se po na e kana po pse është drejtësi dikund në botë se pa drejtësi po na mbahen në Hagë pa pikë faji”, tha Qerkini.

Ai përmendi me emër të gjithë pjesëtarët e UÇK-së të akuzuar nga Specialja.

“Hashim Thaçi, profesorin Jakup Krasniqi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Rexhep Selimin. Të gjithë ata që janë padrejtësisht në Hagë”, tha ai.

Lajme të ngjashme