Afrimi VV-PDK: Haxhiu ia cak Tahirit, që dikur e quante “deputeti me shurdhuese” - NACIONALE

Afrimi VV-PDK: Haxhiu ia cak Tahirit, që dikur e quante “deputeti me shurdhuese”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës që më shumë se një javë janë përafruar politikisht. Së paku, ka një qetësi në mes dy partive, që nga darka në mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Afrimi në mes VV-së dhe PDK-së duket se po jep rezultate në qetësimin e gjakrave. Kjo u pa edhe sot para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, u pa teksa përshëndetej me deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, të cilin dikur e quante “deputeti me shurdhuese”.

Tahiri është parë duke biseduar e qeshur me deputetët e VV-së, përfshirë me Mimoza Kusari-Lilën, shefen e grupit parlamentar të VV-së.

Lajme të ngjashme