Afera e grurit në Ministrinë e Rozeta Hajdarit, nesër në ora 8:00 publikohet audio-incizimi i ri
Nesër në episodin e radhës së “Ditarit të Buzhalës”, që drejtohet nga gazetari Berat Buzhala, do të publikohet një audio-incizim, ku pasqyrohet keqpërdorimi në lidhje me rezervat shtetërore të grurit në Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që drejtohet nga ministrja Rozeta Hajdari.
Siç ka njoftuar Nacionale, audio-incizimi do të publikohet nesër në ora 8:00 të mëngjesit.
Ndryshe, kjo është afera e dytë që lidhet me MINT-in që udhëhiqet nga ministrja Hajdari, pas aferës së keqpërdorimit të mbi 300 mijë eurove të vajit dhe sheqerit nga Polonia.