Adresimi vjetor i Presidentes në Kuvend, PDK-ja nuk do të marrë pjesë - NACIONALE

Adresimi vjetor i Presidentes në Kuvend, PDK-ja nuk do të marrë pjesë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pritet t`i adresohet Kuvendit të Kosovës me fjalim e saj vjetor. Fjalimin i shefes së shteti para kuvendit nuk do të dëgjohet nga deputetët e partisë më të madhe opozitare. PDK-ja ka vendosur që ta braktisë sërish fjalimin e të pares së vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën Nacionale, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në këtë seancë”, ka thënë ajo.

Nuk dihet nëse njëjtë do të veprojnë edhe dy partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK.

Nacionale ka kontaktuar shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, por ai nuk ka dhënë ndonjë qëndrim të qartë.

Ai ka thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në këtë seancë apo jo.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për adresimin e Osmanit do të mbahen në ora 11:00.

Roli presidentes Osamani në këto vite është kritikuar vazhdimisht nga partitë opozitare. Ajo vazhdimisht është akuzuar se si wshtw shndërruar nw instrument tw kryeministrit Albin Kurti.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se presidentja Osmani në çdo proces të rëndësishëm për Kosovën ka marrë rolin e spektatores.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Selmanaj ka thënë se shefja e shteti është shndërruar në një instrument politik të kryeministrit Kurti.

Spektatore. Jo vetëm në procesin e dialogut, por në çdo proces të rëndësishëm në Kosovë presidentja e vendit ka qenë një spektatore ose një instrument politik i kryeministri Kurti. Sa herë i është dashtë ati, fatkeqësisht presidentja i është venë në shërbim të kryeministrit. E kemi parë rastin me dialogun, e kemi parë rastin edhe me kryeprokurorin e shtetit”, është shprehur Selmanaj.

Iniciativa e presidentes

Pavarësisht kritikave të opozitës, e para e vendit ka paralajmëruar se shumë shpejt do t`i thërras në një takim partitë politike opozitare për të diskutuar rreth draft-statuti të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ndonëse ende nuk janë dërguar zyrtarisht ftesat, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë bërë me dije se do ti përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes.

LDK-ja është e shqetësuar për këtë dhe këto shqetësime do t’i bëjmë edhe në takimin eventual te presidenca, ndonëse s’kam marrë ende ftesë për një takim të tillë”, ka thënë Abdixhiku javën e kaluar.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Te çështja e presidentes nuk kemi ftesë, por kjo nuk është një temë që ne duhet t’i ikim. Sikur të ishte mbarë e mirë, në ditën kur e ka marrë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani këtë draft, është dashur të na jepej nga një kopje dhe të mos vijë puna të na e japin nëpër zyre të partive parlamentare të opozitës nga dikush i BE-së…Por, kur të ndodhë ai takim, normal se do të jemi”, ka thënë Tahiri.

PDK-ja ende nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në këtë takim.

Adresimin vjetor para Kuvendit, presidentja e Kosovës e ka obligim kushtetuese.

Vitin e kaluar fjalimi i presidentes Osmani në Kuvend është braktisur nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK. Në sallë ka qëndruar deputetët e LDK-ja dhe ata të koalicionit qeverisës.

Fjalimi i presidentes Osmani vitin e kalua kishte nxitur reagime të shumta, pasi shefja e shtetit kishte kritikuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë. Kjo kishte bërë që e para e vendit nga një pjesë e opozitës të cilësohet si përçarëse.

Lajme të ngjashme