Aderime e takime me qytetarë: A po përgatiten partitë për zgjedhje? - NACIONALE

Aderime e takime me qytetarë: A po përgatiten partitë për zgjedhje?

4 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Takime të shumta me qytetarë, aderime nga një parti në tjetrën e gjuha e ashpër janë shenja që paralajmërojnë se fushata elektorale mund të jetë afër. Madje, AAK ka deklaruar se tash është koha për Ramush Haradinajn kryeministër të Kosovës. Njohësit e politikës e kanë të vështirë të parashikojnë muajt e ardhshëm, megjithatë theksojnë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

Aderimi i Doarsa Kicës në LDK nga VV, ka ngjallur dyshime se fjalët e Arben Gashit për largime të shumta nga partia në pushtet mund të jenë të vërteta.

LDK ditë më parë njoftoi fillimin e turit nëpër Kosovë, ndërsa AAK theksoi se tash është koha që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër.

E PDK mbajti një takim me strukturat qendrore, e ku biseduan për hapat e ardhshëm politik në Kuvend e jashtë tij.

Të gjitha këto takime, e gjuha e përdorur nga opozita janë shkëndija se ndoshta fushata elektorale po afron.

“Këndellja e opozitës”

Analisti Halil Matoshi thekson se partitë opozitare që i patën humbur zgjedhjet tashmë janë këndellur dhe reformuar dhe kanë filluar takimet me qytetarët.

Matoshi në një përgjigje për gazetën Nacionale tha se janë zbehur shpresat dhe pritjet e qytetarëve ndaj Qeverisë aktuale, e cila as për së afërmi nuk i ka realizuar premtimet elektorale.

“Pas 14 shkurtit, partitë kosovare, pos Lëvizjes Vetëvendosje u gjetën të dërmuara nga rezultati zgjedhor dhe nisën reformat. Tashti pas gati dy vjet qeverisjeje të VV, jo që shohin zgjedhje së shpejti, por kanë për çfarë të flasin me anëtarësitë e tyre, sepse shpresa u zvetnua e pritjet e qytetarëve nuk u realizuan as për së afërmi”, komentoi Matoshi.

Megjithatë, Matoshi nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve gjatë kësaj vjeshte.

“Po, zgjedhje mund të këtë në nëntor, nëse Albin Kurti u ikë obligimeve shtetërore për Asociacionin dhe zbatimin e verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit!? Dhe nëse ai e shpie vendin sërish në zgjedhje të parakohëshme, ky do të ishte edhe fundi i tij politik”, parashikon Halil Matoshi.

Ndërkaq, sipas analistit Arben Ahmeti, Qeveria Kurti është duke u përballur me pasojat e listës së vet zgjedhore.

Ahmeti, në një përgjigje për gazeten Nacionale, tha se në listën zgjedhore të Vetëvendosjes kishte mungesë të profesionalistëve.

“Është duke u përballur me pasojat e listes zgjedhore. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit aty pati personalitete të fuqishme ideologjike por mungesë të theksuar të profileve profesionale në dikastere. Si rezultat i kësaj, qeverisja është shterpe, pa ide dhe me konflikte të vazhdueshme” deklaroi ai.

Për analistin Ahmeti besueshmëria e mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve shtohet aq më tëpër kur dihen kërkesat e qarta të faktorit ndërkombëtar për mbylljen e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe kur dihet qëndrimi i Albin Kurtit për dialogun që kishte theksuar se nuk e ka prioritet.

“ Kur i shtojmë këtu edhe kërkesën e qartë ndërkombëtare që marreveshja Kosovë – Serbi te mbyllet shpejt dhe pamundësine e Kurtit që të bëjë marrëveshje, për shkak të së kaluarës dhe për shkak se kishte premtuar se nuk do ta ketë priroitet dialogun, atëherë është e natyrshme që të krijohet atmosferë zgjedhore dhe opozita e derrmuar nga rezultati i fundit të bëjë përpjekje të këndellet”, theksoi Ahmeti.

Ndërkaq, sipas Ahmetit partitë opozitare janë shumë të kujdeshme me këtë qeverisje dhe që nuk po i japin hapësirë për viktimizim si në qevërisjen Kurti I.

“Është që askush nuk po përpiqet t`i japë qeverisjes aktuale arsye për viktimizim sic kishte ndodhur në Kurti 1.”, thekson Ahmeti.

“Luksi i papërballueshëm” i zgjedhjeve.

Ndryshe nga dy nga analistët e parë, analisti Gazmir Raci mendon se nuk është kohë për zgjedhje dhe se Kosova nuk e ka luksin të mbajë zgjedhje përvjët.

Raci në një prononcim për gazeten Nacionale tha se nuk pret të këtë së shpejti zgjedhje për shkak se tashmë Kosova po hyn në fazën përfundimtarë të marrëvesghjes më Serbinë, kur edhe pritet njohja reciproke.

“Unë nuk pres zgjedhje tani për tani për shkak se po hyjmë në një fazë të rëndësishme të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë që duhet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht e obligueshme për të dyja palët. Kosova poashtu nuk e ka luksin që çdo vjet të mbajë zgjedhje. Ky koalicion është i qëndrueshëm për momentin dhe së vetëm vetvetën këta mund të rrëzojnë përderisa nuk besoj që opozita aktuale poashtu është në pozicion të mirë për të kërkuar zgjedhje”, thekson Raci.

Ai mendon se në këtë fazë të gjitha partitë opozitare dyhet ta mbështesin qeverinë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

“Më mirë do ishte që gjitha partitë kryesore në vend të mbështesin finalizimin e dialogut dhe pastaj tu kthehen betejave të reja që ka ky vend e që nuk janë të pakta problemet me të cilat po ballafaqohemi çdo dite”, thotë Raci.

Kujtojmë që mediet kanë raportuar vazhdimisht për probleme në koalicionin qeveritar, e posaçërisht brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme