Acar në orët e para të ditës, rrëbesh potencial bore në viset malore - NACIONALE

Acar në orët e para të ditës, rrëbesh potencial bore në viset malore

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Mot i ftohtë pritet të mbretërojë edhe të hënën e 6 shkurtit.

Të paktën kështu ka parashikuar sajti i specializuar në këtë drejtim, "Prishtina Weather".

Mësohet se orët e para të së hënës do të jenë acar, ndërsa nuk përjashtohet as ndonjë rrëbesh bore në viset malore.

Më poshtë edhe parashikimi për sot e ditët në vijim.

6.02 - Kryesisht me vransira dhe acar. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë bore.

7.02 - Acar. Vransira e intervale me diell. Nga zona malore mundësi për rrebeshe të shkurta bore.

8.02 - Acar dhe intervale më të gjata me diell. Gjatë ditës vransira kalimtare.

9.02 - Mot i acartë, kryesisht me diell.

10.02 - Shumë ftohtë, me kthjellime e diell.

Temperaturat mbesin të ulëta në të dy vlerat ekstreme, deri në -9C e -6C minimalet, e maksimalet -3 deri -1C, e nga dita e enjte kalojnë edhe mbi 0C.

Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje jashtëzakonisht të lartë mbi vlera normale.

Lajme të ngjashme