Abrashi: Rama sillet mik me Albinin vetëm kur është situata e qetë dhe për aq sa ia lejon konsensusi ndërkombëtar - NACIONALE

Abrashi: Rama sillet mik me Albinin vetëm kur është situata e qetë dhe për aq sa ia lejon konsensusi ndërkombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka thënë se kryeministri i Shqipërisë e ka mik kryeministrin e Kosovës, vetëm kur është situata e qetë.

Abrashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se sjelljet e Ramës janë aq sa ia lejoj konsensusi ndërkombëtar.

Ai tutje ka thënë se kjo nuk është sjellje ndërkombëtare shqiptare.

Edi Rama e ka Albinin mik vetëm kur është situata e qetë dhe për aq sa ia lejon konsensusi ndërkombëtar. Kjo nuk është sjellje kombëtare shqiptare.” – ka shkruar Abrashi.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në veri. Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Rama ka shtruar pyetjen se nëse situata aktuale në Kosovë po e ndihmon procesin e normalizimit, në të cilin angazhohen miqtë më të ndjekur të Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndaj deklarimit të Ramës ka reaguar edhe deputeti tjetër i VV-së, Armend Muja, i cili ka thënë se Rama sillet me Kosovën sikur të ishte ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme