Abdixhiku takon deputetin gjerman të CDU-së, i flet për historinë politike të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot në Prishtinë me deputetin e Bundestagut nga radhët e CDU-së, Christoph Ploß, njëherish edhe raportuesin për Kosovë.
Abdixhiku ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se me deputetin gjerman kanë diskutuar për organizimin historik të Lidhjes Demokratike të Kosovës nën lidreshipin e ish-presidentit Ibrahim Rugova
“Christoph Ploß, deputetin e Bundestagut nga rradhët e CDU, dhe njëkohësisht raportuesin për Kosovë, e takova jave më parë në Hamburg. Sot, ndërsa, pata nderin ta pres në Prishtinë. Në prag të 33 vjetorit të themelimit të LDK-së, formacionit politik, demokratik e pavarësist të Kosovës, i shpjegova dhe pjesë të historisë së lavdishme të organizimit më të madh nacional të shqiptarëve të Kosovës, nën udhëheqjen e Presidentit Rugova”, ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar se relacionet e LDK-së me CDU “po futen në një fazë të re bashkëpunimi vitin në vijim”.
