Abdixhiku s'përjashton votë për Osmanin, Kurti e hesht: Dy ditëshi i fundit për "President ose zgjedhje" - NACIONALE

Abdixhiku s'përjashton votë për Osmanin, Kurti e hesht: Dy ditëshi i fundit për "President ose zgjedhje"

3 ditë më parë

nga NACIONALE

  • “Dikush që i siguron 80 vota në sallë.”

Vendi duhet të ketë më së largu deri më 5 mars president të zgjedhur.

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, ende s’ka dhënë qartësi se kjo gjë do të jetë e bëshme dhe s’ka dhënë ndonjë emër që do të mund të ishte i mbarëzgjedhshëm.

Fare shkurt para gazetarëve tha se “merret vesh në brenda fare pak ditë” dhe u nis për të hyrë në takim me Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky i fundit doli para gazetarëve pa përgjigje. Tha se “duhet pritur edhe 2-3 se çfarë vendimi merr Kryeministri Albin Kurti” dhe u pyet për Vjosa Osmanin.

Tha për herë të parë se si LDK “nuk jemi refuzues, aq më pak ndaj saj”.

Kurti shmangien e Vjosa Osmanit e ka bërë mbi premisën se “nuk janë votat.”

LDK, me ç’dihet, i ka vetëm 3 prej deputetëve të vet–së paku publikisht të deklaruar–kundër Osmanit: Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin dhe Janina Ymerin.

Me 66 vota të Vetëvendosjes me pakica jo-serbe, dhe 12 të LDK-së (pa tre të mësipërmit) matematika do të ishte 78 votëshe.

Por, tha Abdixhiku “emri i saj nuk është prezent.”

“Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Nuk është kërkuar vota për Vjosa Osmanin, prandaj s’mund të flas”, deklaroi Abdixhiku.

Ai sqaroi se LDK-ja nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për nënshkrime.

“Ne nuk kemi pasur refuzim asnjëherë. Por askush s’ka ardhur me 15 nënshkrime që t’i kërkojë edhe 15 të LDK-së”, tha ai.

Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, shmangu përgjigjen direkte mbi mungesën e një propozimi formal për Osmanin nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Procesi i zgjedhjes së tij apo saj duhet të reflektojë përgjegjësi, maturi dhe frymë bashkëpunimi. Nuk është koha as për përplasje, as për kërkesa të parealizueshme”, deklaroi Haxhiu.

Para takimit me Abdixhikun në ndërtesën e Kuvendit, kryeministri Kurti dha një deklaratë të shkurtër për mediat.

“Po i vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë”, tha Kurti.

Ai tha se takimet me krerët e partive janë në funksion të këtij qëllimi.

“Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së. Gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”, deklaroi Kurti.

Kurti, para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së

Albin Kurti para partisë së vetë sërish i qëndori propozimit për profesorin Murat Jashari si figurë unifikuese për President të Kosovës.

Deklarata u bë në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje

Nëse Presidenti nuk zgjidhet deri atëherë, vendi përballet me zgjedhje të parakohshme. Kushtetuta kërkon 80 vota në Kuvend.

Kurti pranoi se partia e tij nuk i ka e vetme votat e nevojshme. Për këtë arsye, ai thotë se nisi konsultime me opozitën.

Sipas tij, fillimisht pati pajtueshmëri për nevojën e një figure unifikuese. Ai përmendi familjen Jashari si simbol të unitetit kombëtar.

Kurti tha se Murat Jashari do të siguronte mbështetje ndërpartiake. Megjithatë, Jashari mohoi ambicie për postin.

Pas takimit të dytë, PDK kërkoi që Presidenti të vijë nga radhët e saj.

Lajme të ngjashme