Abdixhiku shfaqet njerëzor në emision: Di të përgatis ushqim, speca me dollma, musak e jahnijë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetarën e njohur, Edita Doli. Në emisionin “Radar”, Abdixhiku ka folur gjërësisht për jetën e tij, për marrëdhënien e tij me familjen, posaçërisht me nënën e tij tashmë të ndjerë.
Gjatë emisionit, Abdixhiku është pyetur edhe për ushqimin. Më saktë, Abdixhiku u pyet nëse di të përgatisë ushqim. E duket se kryetari i LDK-së është goxha profesionist në këtë temë, pasi ai ka përmendur disa ushqime tradicionale, goxha të vështira për t’u përgatitur.
“French toast na përpara i kemi thënë bukë e ve. Ajo s’o kurgjo. Era (vajza v.j.) i do shumë. Unë përgatis shumë ushqime të kuzhinës. Por përgatis rrallë. Prej studimeve e kam këtë pasion, se kur shkuam në studime ishim totalisht të papërgatitur.” – tha ai.
Ndërsa gazetarja Edita Doli e pyeti nëse di të bëjë speca me dollma.
“Di me bë, di me bë edhe musakun, jahnijë.” – tha z. Abdixhiku, i cili e ftoi gazetarën të bëjnë edhe një emision me ushqim të përgatitur nga kryetari i LDK-së.