Abdixhiku: Sali Çekaj ishte përgjegjës për përgatitjen ushtarake të grupeve të para guerile në Shqipëri - NACIONALE

Abdixhiku: Sali Çekaj ishte përgjegjës për përgatitjen ushtarake të grupeve të para guerile në Shqipëri

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Sali Çekaj,

Në 25-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Kosharës, i pari i LDK-së e ka vlerësuar lartë kontributin e heroit Sali Çekaj.

Duke folur për veprimtarin e tij, ai ka thënë se Çekaj ishte përgjegjës për përgatitjen ushtarake të grupeve të para guerile në Shqipëri.

Megjithëse fillet e angazhimit të Sali Çekajt për çështje kombëtare janë të hershme, ai qysh në fillim të viteve të 90-ta ia kishte vënë vetes objektiv çlirimin e Kosovës. Në vitin 1991 Sali Çekaj ishte përgjegjës për përgatitjen ushtarake të dy grupeve të para guerile në Shqipëri në mesin e të cilëve ishin Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra e shumë bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Abdixhiku, sipas një njoftimi të LDK-së.

Lajme të ngjashme