Del Piero: Sancho është i destinuar për t’u kthyer te Man Unitedi - NACIONALE

Del Piero: Sancho është i destinuar për t’u kthyer te Man Unitedi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Italisë Alessandro Del Piero thotë se sulmuesi Jadon Sancho duhet të rikthehet te Manchester Unitedi sepse është i destinuar.

Anësori ishte mahnitës në fitoren 1:0 të Dortmundit ndaj PSG-së të mërkurën mbrëma në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, kartonin e anglezit e mban ende Manchester Unitedi, të cilët e huazuan në janar pasi e përjashtuan për disa muaj nga skuadra.

Del Piero ka këshilluar skuadrën se Sancho është i destinuar për t’u kthyer në “Teatrin e Ëndrrave”.

“Kur një lojtar si ai mund të luajë këto lloj ndeshjesh, me këtë lloj cilësie, ju duhet të shkoni te Man United”.

“Vitin e ardhshëm ndoshta, një vit më shumë, le të shohim se si ndihet ai, cili trajner, në rregull, gjithçka, ky lloj lojtari duhet të luajë çdo vit në krye”.

“Dhe Dortmundi mos më keqkuptoni, ata e meritojnë të jenë atje, ata mund të shkojnë në finale dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve, por [do të ishte] diçka e jashtëzakonshme për këtë”.

“Me Man United ata duhet të shkojnë çdo vit. E di se ata po luftojnë, por ju duhet, doni të arrini me klubet e mëdha dhe ky është fati i Man United dhe fati i tij në një moment”.

“Shpresoj që ai të mund të shkojë atje dhe të performojë në atë mënyrë, me atë personalitet, shpresoj vërtet kështu”.

“Sonte ai ishte i pabesueshëm, po i driblonte të gjithë”, tha Del Piero për CBS Sports.

Lajme të ngjashme