Kurti kërkon heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja: I kemi përmbushur të gjitha kërkesat - NACIONALE

Kurti kërkon heqjen e masave ndëshkuese nga BE-ja: I kemi përmbushur të gjitha kërkesat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga BE-ja heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), ai ka vlerësuar se këto masa bien ndesh me përpjekjet e Kosovës për integrim më të përshpejtuar në BE.

Ajo ka bërë me dije se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesa për heqjen e këtyre masave.

Masa që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialog të reformave të BE-së. Në këtë kontekst kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, ka deklaruar Kurti, raporton EO.

Në këtë takim, ai ka vlerësuar se Kosova është e gatshme t`i hap negociatat për anëtarësim në BE.

Sipas tij, institucionet e Kosovës janë t’u përgjigjen mijëra pyetjeve teknike që vinë nga komisioni Evropian.

Besojmë që anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci, si demokracia me e avancuar në rajon ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vinë nga komisioni Evropian. Krahasuar me rajonin Kosova është jo vetëm e gatshme për statusin kandidat por edhe për të hapur negociatat dhe kapitujt e shumtë drejtë anëtarësimit. Anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike, ne kemi bërë zgjedhje andaj Agjenda e Reformave Evropiane që nga fillimi i mandatit është trajtuar me shumë seriozitet”, është shprehur kryeministri Kurti.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrimeve Evropiane, Besnik Bislimi.

Në adresimin e tij, numri dy i Qeverisë ka folur përmbushjen e Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit.

Programi kombëtar për integrim evropian është dokumenti ynë strategjikë që përfaqëson spektrin e gjerë të reforma që ndërmarrim vit pas viti në realizimin e marrëveshjes sonë të përbashkët më BE-në, pra Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Këto reforma para se të na ndihmojnë më avancimin tonë drejt integrimit në BE, na ndihmojnë edhe në arritjen dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit drejt një standardi me të lartë të jetesës”, ka thënë Bisllimi, duke treguar planin e Qeverisë për këtë vit.

Për këtë vit kemi planifikuar shumë masa e projektligje dhe më saktësisht 307 masa afatshkurtra nga të cilat 38 janë projektligje, 3 janë marrëveshje ndërkombëtare, 65 janë akte nënligjore dhe 201 janë masa zbatuese. Deri në raportimin e qershorit pritet që 59 prej këtyre masave të jenë zbatuar”, është shprehur Bislimi.

Lajme të ngjashme