Abdixhiku: Të jemi të matur dhe në koordinim me aleatët - NACIONALE

Abdixhiku: Të jemi të matur dhe në koordinim me aleatët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për situatën e re në veri të Kosovës.

Në një tubim me Këshillin e Përgjithshëm të partisë, Abdixhiku është shprehur se duhet të përdorim të gjithë mekanizmat diplomatikë e shtetare për ta evituar destabilizimin në veri, e të jemi të matur ndaj çdo gracke potenciale të Vuçiqit.

Me lejoni që ta ndaj shqetësimin tuaj dhe timin mbi ngjarjet në veri të vendit dhe të jap mbeshtetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për djemët tanë në veri, që duhet ta shtrijnë rendin, ligjshmërinë, sovranitetin në gjithë territorin e Kosovës. Por njëkohësisht i bëj thirrje Qeverisë që të shfrytëzojë të gjithë potencialin e vet diplomatik, të koordinojë çdo përpjekje me aleatët në mënyrë që të sigurojnë funksionimin e rregullt të institucioneve tona në veri dhe shmangien nga çfarëdo gracke potenciale destabilizuese nga Serbia e më pas që na përkthehen në koncesione të tjera dialoguese. Përgjegjësia dhe sjellja e matur është jetike për funksionimin e Republikës së Kosovës, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme