Abdixhiku shpalos kompleksin më të madh kulturor të Kosovës, vlera 60 milionë euro - NACIONALE

Abdixhiku shpalos kompleksin më të madh kulturor të Kosovës, vlera 60 milionë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar projektin për ndërtimin e një kompleksi modern kulturor.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku njoftoi planifikimin e katër institucioneve të rëndësishme kulturore: Teatri i Ri Kombëtar, Teatri i Operas dhe Baletit, Muzeu i Artit Bashkëkohor dhe Muzeu i Paqes dhe Rezistencës

Të gjitha këto, tha kreu i LDK-së, do të jenë pjesë e një lokacioni të përbashkët, që synon të transformojë peizazhin kulturor të vendit.

"Nga Teatri i Ri Kombëtar, tek Teatri i Operas dhe Baletit, nga Muzeu i Artit Bashkëkohor e Muzeu i Paqes dhe Rezistencës - janë katër objekte moderne, në një lokacion të njëjtë, në një vend që do të teansformojë kulturalisht Kosovën. Katër institucione të fuqishme që i japin vendit tonë identitetin kulturor që duhet ta ketë!" - tha ai.

Sipas Abdixhikut, kostoja totale e realizimit të këtij projekti është vlerësuar në rreth 60 milionë euro, shumë që ai e krahasoi me ndarjen e fundit të Qeverisë.

"Kosto e gjithëmbarshme e këtyre koncept ideve është rreth 60 milionë euro; pak a shumë sa u shpërndanë në një ditë." - tha lideri i LDK-së.

Lajme të ngjashme