Abdixhiku për draftin e Ramës për Asociacion: Nëse nuk e ka autorësinë e institucioneve tona, nuk ka vlerë për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili dorëzoi një draft për Asociacionin.
Abdixhiku i ftuar në T7 ka thënë se propozim që nuk e ka autorësinë e institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë.
“Ne nuk e dimë motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë.” – ka thënë ai.
Abdixhiku ka treguar se ka kontakt me Ramën, mirëpo për këtë cështje i njëjti ka thënë se nuk kanë diskutuar.
Abdixhiku ndër të tjera ka shtuar se nëse propozimi nuk ka autorësi të Kosovës, mund të bëhet pjesë i diskutimit, por jo edhe i implementimit.
“Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë për Kosovën.” – ka deklaruar ai.
