Abdixhiku numëron dështimet e pushtetit në 2 vitet e qeverisjes: Ky s'është ndryshimi që Kosova meriton - NACIONALE

Abdixhiku numëron dështimet e pushtetit në 2 vitet e qeverisjes: Ky s'është ndryshimi që Kosova meriton

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një video-materiali, e sfidon Kurtin me zotimet që i kishte dhënë, ndërsa për rezultatin e tyre, thotë se janë dështim. Ai, thekson se Kurti ka dështuar që t'i përmbushë zotimet e tij për shkak të paaftësisë, arrogancës dhe ngarkesës me të kaluarën, ndërsa shton se ky ekzekutiv është i aftë vetëm në prodhim të propagandës.

Abdixhiku në këtë video 2-3 minutëshe ka përmendur premtimin për 160 çerdhe, ndërtimin e 4000 banesave për çiftet e reja me këste mujore 120 euro, përballueshmërinë e kostos së jetesës, sigurimin shëndetësor, përfundimin e autostradave në Kosovë, reciprocitetin me Serbinë, trajtimin e barabartë në punësim etj., si disa nga premtimet më të mëdha të qeverisë Kurti të cilat, sipas tij, ende nuk janë realizuar.

Lista e Abdixhikut me “dështimet” e Kurtit, vijon si më poshtë:

- Nga 160 çerdhe të premtuara në Kosovë, thotë se nuk është ndërtuar asnjë.

- 4000 banesave për çifte të reja me 120 euro këst mujor, thekson se nuk është vendosur asnjë gurthemel për to.

-Ngritjen e çmimeve të produkteve bazike për plot 50%.

-Për sigurime shëndetësore deri në vitin 2022 dhe premtimin për përfundimin e rrugëve magjistrale nëpër Kosovë, vlerëson se nuk ka pasur asnjë lëvizje.

-E për reciprocitetin e premtuar me Serbinë, thotë se janë rritur e importet nga ky vend.

-I kujton edhe rritjen e çmimit për energjinë dhe ikjen e të rinjve nga Kosova.

Abdixhiku, flet edhe për “kapjen” e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike, si: RTK, BQK, AKP etj., duke thënë se është mbushur me militantë partiak.

Ai përmendi importin prej 371 milionë eurosh të mallrave nga Serbia gjatë vitit 2022, duke thënë se ky përbën një rekord të ri historik.

Kreu i LDK-së ka akuzuar pushtetin se edhe pse kanë premtuar “ndarje të shtetit dhe trajtim të barabartë në punësim”, bordet e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të pavarura janë mbushur me militantë dhe familjarë të pushtetit.

Në fund, Abdixhiku ka thënë se "Ky s'është ndryshimi që Kosova meriton".

Në përmbyllje të këtij materiali, Abdixhiku, potencon se në ditët në vijim, LDK do të paraqesë planet që ofrojnë ndryshime konkrete në çdo fushë, ngase, sipas tij, ky s’është ndryshimi që Kosova meriton.

Videoja e plotë:

Lajme të ngjashme