Hoti tregon 12 problemet me të cilat karakterizohen dy vitet e Qeverisë Kurti - NACIONALE

Hoti tregon 12 problemet me të cilat karakterizohen dy vitet e Qeverisë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës tanimë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar se me çka do të duhej të karakterizohej puna dyvjeçare e Qeverisë Kurti.

Hoti në Facebook ka renditur se cilat gjëra do të duhej të bëhen e të cilat sipas tij, nuk janë bërë dhe asnjëra nuk shihet në horizont.

Ai ka treguar se dy vite të qeverisje së Kurtit e karakterizojnë, ikja e rinisë, problemet në veri, kriza me energji, futja e dialogut në udhë pa krye, acarimi i marrëdhënieve me miqtë dhe të tjera.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot, pas dy vitesh qeverisje, do të duhej:

- lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës,

- të numëroheshin çerdhet e ndërtuara,

- të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja,

- të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi,

- të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së,

- të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore,

- të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë.

JO, asnjëra nga këto nuk shihet as në horizont. Dy vite të qeverisjes, karakterizohen me:

- numrin e madh të rinisë që kanë emigruar,

- probleme në veri,

- kaos në energjetikë,

- mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve,

- valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së,

- ulje e pagave reale,

- mungesë e investimeve kapitale,

- rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro,

- kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import,

- futja e dialogut në udhë pa krye,

- acarimi i marrëdhënieve me miqtë,

- protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit.

Lajme të ngjashme