Abdixhiku nga tregu: Çmimet bazike janë rritur 50 %, nuk mund të vazhdojmë kështu - NACIONALE

Abdixhiku nga tregu: Çmimet bazike janë rritur 50 %, nuk mund të vazhdojmë kështu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalur sot në terren, për të parë çmimet e produkteve.

Teksa Abdixhiku shihet në fotografitë e publikuara, panë perimeve, ka shkruar për çmimet bazike që sipas tij janë rritur mbi 50%.

Abdixhiku gjithashtu ka shkruar se përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit, ka arritur në mbi 20 %.

Sipas të parit të LDK-së, nuk mund të vazhdohet kështu. Zgjidhja sipas tij është të hiqet TVSH-ja në produktet bazike, të ulet çdo barrë tatimore, e të rriten pagat në përputhje me inflacionin.

Statusi i plotë i Abdixhikut:

“Këtë mëngjes, në Prishtinë, në njërin nga tregjet e pemëve, perimeve e produkteve bazike, takova qytetarë që na thonë të njëjtën gjë: kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka patur asnjëherë. Pavarësisht kësaj rritjeje, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë.

Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.

Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.”

Lajme të ngjashme