Abdixhiku: Në Kosovë s'e provojnë më fatin qytetarët por familjarët e pushtetarëve, na duhet një SPAK - NACIONALE

Abdixhiku: Në Kosovë s'e provojnë më fatin qytetarët por familjarët e pushtetarëve, na duhet një SPAK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Luan Dalipi, këshilltari i Albin Kurtit, e pranoi se kompania e vëllait të tij, Driton Dalipi ka aplikuar për licensë për furnizim me energji elektrike në vend.

Abdixhiku ka përsëritur se në Kosovë duhet një "SPAK".

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se në Kosovë fatin nuk e provojnë më qytetarët, por familjarët e pushtetarëve.

"Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve.
Fat familjarëve.
Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’.

Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas.

Do ta bëjmë!"
- ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme