Abdixhiku: Mjaft me paga të pamjaftueshme, do ta rrisim koeficientin qysh në javën e parë - NACIONALE

Abdixhiku: Mjaft me paga të pamjaftueshme, do ta rrisim koeficientin qysh në javën e parë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë që mësuesit kosovarë të ndihen të nëpërkëmbur, duke shtuar: “Mjaft me paga të pamjaftueshme”.

Abdixhiku ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, duke ndarë rrëfimin e një mësueseje nga Fushë Kosova.

“Ky është zëri i Diana Mehmetit, mësuese në Fushë Kosovë e nënë e dy fëmijëve. Paga e saj është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet mujore të gjërave më bazike, ndërsa bashkëshorti i saj është detyruar të migrojë e të punojë jashtë vendit për ta mundësuar mirëqenien e familjes”, ka shkruar ai.

“Kjo është Kosova e kësaj qeverie - me mësues që ndjehen të nëpërkëmbur, dhe me familje të ndara sepse duhet të bëjnë zgjidhje të dhimbshme për t’ua siguruar fëmijëve të ardhmen”

“Ndryshimi është i domosdoshëm! Është koha të ofrojmë një shtet e një qeveri që kujdeset për mësuesit e kujdeset për qytetarët e vendit. Koeficienti 150 - që në javën e parë - është zgjidhja! Vende pune e paga të dinjitetshme është përgjigja ime dhe ekipit tim të Lidhjes Demokratike! Bëhu ndryshimi”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Lajme të ngjashme