Abdixhiku: Mbështesim angazhimin e institucioneve në shtrirje të ligjshmërisë në gjithë territorin - NACIONALE

Abdixhiku: Mbështesim angazhimin e institucioneve në shtrirje të ligjshmërisë në gjithë territorin

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për ngjarjet e sotme në veri të vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" tha se mbështesin angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

"Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.
Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri.

Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfardo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri", shkroi Abdixhiku.

Lajme të ngjashme