Abdixhiku mban takim me mbi 100 pronarë të bizneseve në Kosovë, bisedojnë për krizën aktuale në vend
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka mbledhur sot mbi 100 pronare të bizneseve dhe punëdhënësit e tatimpaguesit me të mëdhenj në vend, në takimin e katërt përmbyllës të fazës së parë të nismës ‘’Rruga e Re’’.
Abdixhiku ka falënderuar të pranishmit për përgjigjen pozitive të ftesës për të diskutuar së bashku, dëgjuar e debatuar për krizën aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova.
“Pjesëmarrja kaq e madhe dëshmon urgjencën e madhe për të qenë pjesë e zgjidhjes së krizave të njëpasnjëshme që po kalon vendi. “Rruga e Re” është nismë mbipartiake.” – thuhet në njoftim.
