Abdixhiku: Ishte në tavolinë me ne, e bënte plane për fajësim të opozitës – nuk takohem me Kurtin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë sot se s’do të ketë më takime me Albin Kurtin për çështjen e presidentit, meqë procesi është kompromentuar.
“Procesi është kompromentuar tani. Mbrëmë kuptova nga deklarimet e Presidencës se deri sa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar kanë kërkuar fajësime për opozitën. Në një anë je në tavolinë me dikë, në anën tjetër bën skenar të fajësimit. Ky është kompromentim i rëndë i procesit, prandaj s’shoh arsye të kemi takime të tjera për këtë çështje”, ka thënë Abdixhiku të enjten.