Abdixhiku: Gjithë angazhimi ynë këtë vit, nuk la pa angazhuar cinikët e rinj e kundërshtarët e vjetër të Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar letrën drejtuar partisë me rastin e fundvitit.
Ai mes tjerash, në letrën e publikuar në rrjetin social Facebook, ka përmendur programin “Rruga e Re”, i cili u prezantua gjatë këtij vitit.
“Këtë vit gjetëm dhe ‘Rrugën e Re’; programin tonë politik që buroj nga zëri i padëgjuar i njerëzve tanë; e nga dëgjimi i Lidhjes nëpër çdo anë të Kosovës. ‘Rruga e Re’ na erdh si platformë zhvillimore e kohës. E shërimit të ndarjes së brendshme; e ofrimit të një të ardhme që e meritojmë si shoqëri e Republikë. Atë duhet sot ta shpërndajmë si zë shprese në çdo anë.” – ka thënë ai.
Abdixhiku ka përmendur se gjithë angazhimi i partisë, nuk la pa angazhuar “cinikët e rinj e kundërshtarët e vjetër të Lidhjes”.
“Natyrisht, gjithë ky angazhim i yni, nuk la pa angazhuar cinikët e rinj e kundërshtarët e vjetër të Lidhjes. Të zënë në habi nga një mbështetje me rritje masive, të mbetur jashtë rrjedhave politike, të parët, zgjodhën përqeshjen, të fundit zgjodhën shpifjen dhe urrejtjen. Ringritja e së djathtës e rugovizmit, i tmerron. Qenia jonë i bën më agresiv. Të gjithë kanë një qëllim, të mbysin entuziazmin rreth LDK-së. Do të shtohen më shumë, do të bëhen më të ashpër, do të jenë më ofendues e më me vrerë, por pikërisht atëherë, ne kuptojmë se jemi në rrugë të vërtetë. Pikërisht atëherë, mes zymtësisë së tyre, ne duhet të gjejmë më të bukurën tonë, të vendit tonë, të zërit qytetar që po na kërkon. Pikërisht atëherë do t’i mundim të gjithë, një nga një - për t’u dhënë më pas edhe atyre një Kosovë më të mirë.” – ka thënë ai.
Tutje, Abdixhiku ka shkruar: “Ne jemi zgjedhja. Nga ne presin zgjidhjen”.
Postimi i plotë: