Abdixhiku e krahason Kurtin me Vali Corleonen: Kurrë puna e mbarë s’iu ka thënë askush - NACIONALE

Abdixhiku e krahason Kurtin me Vali Corleonen: Kurrë puna e mbarë s’iu ka thënë askush

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka dhënë një intervistë në RTV Dukagjini, kur ka folur për shumë çështje, përfshirë qeverisjen dy vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.

Në një moment, z. Abdixhiku e ka krahasuar Kurtin me Vali Carleonen, një personazh i çuditshëm i shou bizzit.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vetë nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm.” - tha z. Abdixhiku.

Lajme të ngjashme