Abdixhiku dy ditë para takimit Kurti-Vuçiq: S’ka transparencë, ka edhe mungesë koordinimi me ndërkombëtarët - NACIONALE

Abdixhiku dy ditë para takimit Kurti-Vuçiq: S’ka transparencë, ka edhe mungesë koordinimi me ndërkombëtarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi në komunën e Vitisë ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të transparencës në dialogun me Serbinë.

Veç kësaj, në këto deklarata të dhëna dy ditë para takimit në Bruksel, Abdixhiku ka kritikuar Kurtin edhe për mungesë të koordinimit me aleatët.

"Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjellazi e njeh Serbinë.” - ka thënë kryetari Abdixhiku, bëri të ditur LDK në një komunikatë për media.

Abdixhiku e ka përmendur edhe letrën e shkurtit 2021, të presidentit Joe Biden, ku përmendej njohja reciproke.

"Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Nuk flitet për njohje të ndërsjellë dhe nuk flitet për një marrëveshje përfundimtare. Tani flitet për marrëveshje bazë që nuk e ka njohjen reciproke.” – tha ai.

Abdixhiku dy ditë para takimit Kurti-Vuçiq: S’ka transparencë, ka edhe mungesë koordinimi me ndërkombëtarët

Lajme të ngjashme