Abazoviq shpëton nga një aksident, ishte duke udhëtuar me makinë që nuk i punonin frenat
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i ka shpëtuar një aksideti pas ditë më parë, pasi që frenat e makinës zyrtare që po udhëtonte nuk i punonin frenat.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, duke shtuar se ngjarja ka ndodhur më 31 korrik, raporton Tv Klan.
Sipas tyre, Abazoviq ishte duke u kthyer nga një vizitë në Tivar në një rrugë mjaft të pjerrtë, dhe se makina ka dal nga rruga dhe është ndalur në një hapësirë me zhavorr.
Bëhet e ditur se kreu i qeverisë malazeze, më pas ka zbritur nga automjeti dhe ka vijuar rrugën me një tjetër makinë.
Tutje nga MPB-ja e Malit të Zi u shtua se po zhvillohen hetime për të verifikuar nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme.
